Komuna e Lipjanit dhe GIZ-i me marrëveshje bashkëpunimi

LipjanPostuar: 16:09 / 22.02.2018

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim menaxherin e projektit GIZ- SMS, Kai Hofmann, me të cilin kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të mëtutjeshëm në mes të Komunës së Lipjanit dhe GIZ-it Gjerman.

Komuna e Lipjanit edhe në këtë vit është përfituese e projektit në menaxhimin e mbeturinave që përfshihen edhe fushat tjera siç janë: zgjerimi i shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave, riorganizimin e shërbimeve të mbledhjes së mbeturinave në qendër të qytetit të Lipjanit, caktimi i tarifave, hartimi dhe zbatimi i Planit Operativ, si dhe reformat institucionale dhe administrative që përfshijnë modelin e operatorit dhe përforcimin e inpektoriatit.

Në këtë rast kryetari Ahmeti ka falenderuar GIZ-in Gjerman për mbështjen e vazhdueshme që po i ofron Komunës së Lipjanit në reazlimin e projekteve. Ai tha se ky projekt është i rëndësishëm në përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve për grumbullimin e mbeturinave. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.