Dalin minatorët e "Trepçës" që ishin ngujuar 700 metra nën tokë

MitrovicëPostuar: 15:40 / 22.01.2019

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku ka konfirmuar për Telegrafin se 100 minatorët e ngujuar në minierë kanë dalë nga atje pasi që është mundësuar furnizimi alternativ me energji elektrike.

Sipas tij, minatorët ishin 700 metra nën tokë.

“Kanë dalë gati të gjithë minatorët të cilët kanë qenë të ngujuar në minierë. Furnizimi alternativ me energji elektrike ka mundësuar funksionalizimin e ashensorit që i ka transportuar minatorët e ngujuar”, ka thënë Sadiku për Telegrafin.

“Minatorët e ngujuar 700 metra nën tokë, janë mirë me shëndet dhe nuk ka pasur rrezik për jetën e tyre. Mungesa e rrymës ka bërë që të mos funksionoj ashensori”, tha Sadiku.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.