Në Mitrovicë pritet të punësohen 540 qytetarë

MitrovicëPostuar: 16:13 / 08.11.2018

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i operatorit ekonomik Konzerciumit ”URBAN”, Blerant Lila, sot në ambientin e komunës kanë nënshkruar kontratën për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim – afatshkurtër, bëhet e ditur përmes një komunikate për media, përcjell InfoKomuna.

“Me anë të nënshkrimit të kësaj kontrate komuna e Mitrovicës, ka dhënë me qira objektin afarist Qendra Tregtare për periudhën 15-vjeçare, e cila është e ndërtuar në kuadër të projektit të Qendrës Multifunksionale “Omni Sport”, thuhet në komunikatë.

Bahtiri, tha se me këtë akt po bëhet zgjidhje më e mirë për funksionalizimin e pronës së paluajtshme të Komunës së Mitrovicës gjegjësisht Qendrës tregtare.

“Përmes nënshkrimit të kësaj kontrate presim që këtë ndërtesë të bukur dhe shumë funksionale operatori ekonomik Konzerciumi “URBAN” ta funksionalizojë sa më parë në mënyrë që kjo të bëhet një qendër moderne afariste, atraktive për të gjithë qytetarët e komunës së Mitrovicës, duke përfshirë edhe atë veriore”, tha Bahtiri.

Po ashtu Bahtiri, theksoi se në këtë qendër priten të punësohen rreth 540 qytetarë dhe gjithë qytetarët do të kenë mundësi të shohin brendet më të mëdha evropiane.

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.