Shala: Vetëpunësimi, sektor i rëndësishëm i mirëqenies

PejëPostuar: 15:55 / 13.09.2017

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Pejës, Sabiha Shala, në kuadër të informimit dhe krijimit të platformës ekonomike, ka takuar biznese të krijuara nga iniciativat individuale, të vetëpunësimit.

Në një nga këto vizita, Shala ka qëndruar dhe bashkëbiseduar në biznesin e sektorit të vetëpunësimit, rrobaqepësia “Nora”, me pronare Sheqere Asllanin, transmeton InfoKomuna.

“Vetëpunësimi është sektor i rëndësishëm dhe burim i fuqishëm i mirëqenies për shumë familje në vendin tonë. Krijimi i vendeve të reja të punës, te vetëpunësimi gjen hapësirë të madhe por do mbështetje dhe platformë të mirëfilltë zhvillimore që i jep krah këtij sektori, duke e motivuar, subvencionuar dhe duke ia lehtësuar veprimtarinë”, theksoi Sabiha Shala.

Znj. Sheqere Asllani theksoi se pavarësisht vështirësive, ajo ka arritur të krijojë mirëqenie për familjen dhe duke krijuar vende të reja të punës.

Ajo theksoi se nëse do të kishte përkrahje institucionale, biznesi i saj edhe do të rritej edhe do të ishte më konkurrent në tregun vendor dhe më gjerë.

Znj. Sabiha Shala, në këtë takim informues theksoi se në platformën qeverisëse, stimulimi, motivimi dhe subvencionimi, si dhe lehtësimi i kushteve për të bërë biznes, do të jenë kapitulli më i rëndësishëm i programit të saj për mandatin e ardhshëm për komunën e Pejës./InfoKomuna/

GjakovëKomente: 0 Në Gjakovë inaugurohet projekti i bashkëfinancuar nga DEMOS dhe komuna 09:58 / 20.09.2017 Nënkryetari i komunës së Gjakovës,Armend Vokshi, bashkë edhe me përfaqësuesin e projektit Demos/Helvetas Norbert Pijls kanë inauguruar sot projektet të cilat janë investuar në bashkëfinancim në hapësira publike dhe rrugë, transmeton InfoKomuna.
FerizajKomente: 0 60 stundentë ferizajas nisen për një vizitë studimore në Itali 16:47 / 20.09.2017 Komuna e Ferizajt në kuadër të bashkëpunimeve të vazhdueshme me komunën e Ternit të Italisë ka dërguar sot rreth 60 nxënës maturantë, për një vizitë studimore disa ditëshe në pjesë të ndryshme të Italisë, njofton InfoKomuna.