Banorët e Dardanisë katër ditë nuk do të kenë ujë

PrishtinëPostuar: 13:12 / 22.05.2019

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjes "Dardania" në Prishtinë se, duke filluar nga sot e deri të shtunën do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 17.00 ( gjithsej 4 ditë).

“Arsyeja e ndërprerjes së sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm është ndërrimi i gypit të ujit me diametër DN= 80 mm me një gjatësi prej 130 metra në rrugën ‘Robert Dol’ në Prishtinë".

Gypi aktual i ujësjellësit është i vjetër mbi 50 vjet dhe po zëvendësohet me gyp të ri.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.