Zyratët komunalë vizitojnë shtëpinë që u djeg nga zjarri

SkënderajPostuar: 16:29 / 09.01.2018

Drejtori i shërbimeve publike në komunën e Skenderajt, Ibush Hetemi, së bashku me Inspektoriatin vizituan shtëpinë e cila ishtë perfshirë nga zjarri.

Të dielën, një shtëpi në fshatin Qitak ishte përfshirë nga zjarri dhe pas intervenimit të zjarrëfikësve zjarri ishte lokalizuar, po në këtë natë në vendin e ngjarjes ishin edhe Inspektorët Komunal, transemton InfoKomuna.

Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike Ibush Hetemi, së bashku me inspektor sot vizituan shtëpinë e cila është përfshirë nga zjarri, në fshatin Qitak të Komunës së Skenderajt, shtëpija dy katëshe e pronarit Muhamet Januzi, i është djegur kati i dytë dhe kulmi tërësisht, fatmirësisht anëtarët e kësaj familje jetonin në Zvicërr dhe nuk gjindeshin në shtëpi që t’a perjetonin frikën.

Sipas pronarit të shtëpisë Muhamet Jonuzi, shkaktar i djegies së shtëpisë është energjia elektrike.

Shtëpia është djegur të dielen në ora 19:30, ku kati i sipërm i shtëpisë dhe kulmi ishte i djegur tërsisht, ndërsa kati i parë ishte në gjendje pothuajse të rregullt./InfoKomuna/