Kryetari Haliti inspekton punimet në infrastrukturë

VitiPostuar: 09:20 / 14.05.2018

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe këtë të fundjavë ka inspektuar punimet që po zhvillohen në disa lokalitete të kësaj komune.

Të shtunën ai ka vizituar fshatin Letnicë ku ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e një ure, por ka vizituar edhe fshatin Ramnishtë, konkretisht parkun e këtij fshati.

Kryetari Haliti ndër tjerash potencoi se edhe gjatë këtij viti, kjo komunë do të punoj në projekte të fushave të ndryshme dhe atë në të gjitha lokalitetet e kësaj komune, duke potencuar se qëllimi kryesor i tij është të krijojë kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët vitias dhe atë pa dallime. /InfoKomuna/