Kryetari Haliti nënshkruan memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Kolegjin UBT

VitiPostuar: 15:17 / 07.09.2018

Kryetari i Komunë së Vitisë, Sokol Haliti dhe Prof. Dr. Edmond Hajrizi,President i Kolegjit UBT (Kolegji për Biznes dhe Teknologji) kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushat e përbashkëta të veprimtarisë kryesisht që ka të bëjë me fushën e planifikimit hapësinorë dhe mbrojtjes së mjedisit si: Mbrojtjën, ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të mjedisit, planifikim zhvillimor urban dhe rural, transport dhe komunikacion dhe të tjerë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka falënderuar Kolegjin UBT për gatishmërinë që të bashkëpunoj me këtë komunë duke potencuar se Komuna e Vitisë, ka nevojë për mbështetjen nga ekspertet të cilët i ka ky institucion kredibil në veçanti, në çështjet që kanë të bëjnë me planifikimin hapësinor.

Kurse Presidenti i Kolegjit UBT, Prof. Dr. Edmond Hajrizi bëri me dije se ata posedojnë një staf prej profesorëve, doktorë të shkencave në fushën e planifikimit por edhe student të zot të cilët mund të mbështesin këtë komunë në pikat e përbashkëta që janë paraparë me memorandumin e nënëshkruar sot. /InfoKomuna/