Drejtues të Kuvendit të Vushtrrisë në vizitë zyrtare në Vaxjo të Suedisë

VushtrriPostuar: 13:18 / 22.03.2018

Bazuar në Marrëveshjen e Binjakëzimit mes Komunës së Vushtrrisë dhe Komunës Växjö në Suedi, drejtues të Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë të udhëhequr nga Nasuf Aliu kryesues, po qëndrojnë në vizitë zyrtare në Vaxjo të Suedisë.

Gjatë vizitës kanë zhvilluar takime me qëllim të shkëmbimit të përvojave të suksesshme në të dy kuvendet komunale.

Postimi i plotë i kryesuesit të Kuvendit të Vushtrrisë Nasuf Aliu:

"Dje dhe sot, bashkërisht me ekipën tonë, zhvilluam disa takime domethënëse me qëllim shkëmbimi të përvojave të suksesshme në të dyja kuvendet. Po ashtu vizituam disa projekte inovative dhe kapitale që janë në zhvillim e sipër në Växjö, mes tjerash u mbajt edhe një ligjëratë rreth aktivizimit politik në Linnaeus University.

Sot, në Kuvendin e këtij qyteti, përball 61 këshilltarëve komunal, kryetares së qytetit, Anna Tenje, po ashtu kryesisë së kuvendit dhe qeverisë komunale, shkurtimisht prezantuam në emër të Kuvendit të Vushtrrisë mirënjohjen tonë të thellë për këtë bashkëpunim, vlerësimin e gjertanishëm si dhe një prezantim të shkurtër për qytetin e Vushtrrisë.

Ne u zotuam se do të shtyjmë përpara praktikat e vlerësuara si pozitive, mes tjerash plotësimin e Rregullores së Kuvendit dhe praktika të tjera.

Për arritjen e këtij bashkëpunimi falënderime meriton më së shumti mërgimtari jonë në Suedi, Islam Islami."
/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.