Përfundojnë me suksese garat e paragllajdizmit "Kosova Open 2017"

IstogPostuar: 08:55 / 11.09.2017

Komuna e Istogut për tri ditë me radhë ishte nikoqire e garave ndërkombëtare të paragllajdizmit ”Kosova Open 2017 ”të cilat ishin organizuar në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës dhe Aeroklubin “Shkaba” që u mbajtën në bjeshkët e Istogut, njofton InfoKomuna.

Pjesëmarrës në këto gara ishin pilotët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.Garat u mbajtën për disiplinën në distancë.Sot u bë edhe përmbyllja e garave ku u shpërblyen edhe tri pozitat e para.

Pjesë e aktivitetit ishte edhe kryetari i komunës Haki Rugova, ku me këtë rast u shpreh falenderues ndaj pilotëve që ishin pjesë e garës mbarëkombëtare të paragllajtizimit që u organizua në Istog dhe shprehu vullnetin e tij që edhe në fazat e ardhshme dhe viteve tjera garat të mbahen prapë në Istog, ku edhe është vlerësuar nga të gjithë së kjo pikë e bjeshkëve të Istogut është e përshtatshme për ushtrimin e sporitit të paragllajtizmit.

Ai po ashtu tha se kjo për Istogut është shumë e rëndësishme pasi mbajtja e këtyre garave shënohet si datë edhe për mundësinë e promovimit të vlerave natyrore, të vlera të bjeshkës, të promovimit të turizmit dhe të mirëkpritjes tradicionale që është në Istog. Me këtë rast kryetari Haki Rugova u shpërblye edhe me mirënjohje për kontributin e dhënë për organizmit tre ditor të këtyre garave nga Federata Aeronautike e Kosovës.

Shpërblimi i pari së më i miri dhe fituesi i garës në distancë “Kosova Open 2017” i takoj Bekim Qerimit, vendi i dytë i takoj Xhonatan Islamit si dhe vendi i tretë Ardall Celina.
Federata Aeronautike e Kosovës mirënjohje për kontributin e dhënë për organizimin e këtyre garava u dhurojë edhe komunës së Isotgut dhe kompanisë “Trofta” në Istog.
/InfoKomuna/

Komente: 0 Haradinaj mbështetë notarët në garat e tyre ndërkombëtare 12:59 / 21.05.2018 Organizimi në Kosovë, i Kampionatit Botëror të Notit për Personat me Sindromën Down, është një nga ngjarjet më të mira që ka ndodhur në fushën e sportit. Për herë të parë Kosova po bëhet nikoqir i notarëve nga e gjithë bota. Kështu tha...
FerizajKomente: 0 Aliu mbështet fushatën “Për Ferizajn në Superligë” 16:21 / 21.05.2018 Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu paraditen e sotme ka pritur përfaqësuesit e Tifozerisë “Ujqit” në kuadër të fushatës për rikthimin e Klubit të Futbollit “Ferizaj” në Superligën e Kosovës.