Përfundojnë me suksese garat e paragllajdizmit "Kosova Open 2017"
Komuna e Istogut për tri ditë me radhë ishte nikoqire e garave ndërkombëtare të paragllajdizmit ”Kosova Open 2017 ”të cilat ishin organizuar në bashkëpunim me Federatën Aeronautike të Kosovës dhe Aeroklubin “Shkaba” që u mbajtën në bjeshkët e Istogut, njofton InfoKomuna.
Pjesëmarrës në këto gara ishin pilotët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.Garat u mbajtën për disiplinën në distancë.Sot u bë edhe përmbyllja e garave ku u shpërblyen edhe tri pozitat e para.
Pjesë e aktivitetit ishte edhe kryetari i komunës Haki Rugova, ku me këtë rast u shpreh falenderues ndaj pilotëve që ishin pjesë e garës mbarëkombëtare të paragllajtizimit që u organizua në Istog dhe shprehu vullnetin e tij që edhe në fazat e ardhshme dhe viteve tjera garat të mbahen prapë në Istog, ku edhe është vlerësuar nga të gjithë së kjo pikë e bjeshkëve të Istogut është e përshtatshme për ushtrimin e sporitit të paragllajtizmit.
Ai po ashtu tha se kjo për Istogut është shumë e rëndësishme pasi mbajtja e këtyre garave shënohet si datë edhe për mundësinë e promovimit të vlerave natyrore, të vlera të bjeshkës, të promovimit të turizmit dhe të mirëkpritjes tradicionale që është në Istog. Me këtë rast kryetari Haki Rugova u shpërblye edhe me mirënjohje për kontributin e dhënë për organizmit tre ditor të këtyre garave nga Federata Aeronautike e Kosovës.
Shpërblimi i pari së më i miri dhe fituesi i garës në distancë “Kosova Open 2017” i takoj Bekim Qerimit, vendi i dytë i takoj Xhonatan Islamit si dhe vendi i tretë Ardall Celina.
Federata Aeronautike e Kosovës mirënjohje për kontributin e dhënë për organizimin e këtyre garava u dhurojë edhe komunës së Isotgut dhe kompanisë “Trofta” në Istog.
/InfoKomuna/