149 studentë të Komunës së Deçanit përfitues të bursave komunale nga 400 euro

DeçanPostuar: 15:17 / 18.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

149 bursa në vlerë nga 400 euro për studentët meritor të Komunës së Deçanit.

Mbështetja e të rinjve dhe studentëve është një nga synimet dhe prioritetet e qeverisjes time.

Duke pasur parasysh nevojat dhe sfidat e studentëve dhe për të ju krijuar atyre mundësi më të mira financiare për mbulimin e shpenzimeve të studimeve, me një planifikim të duhur buxhetor dhe me hartimin e rregullores për ndarjen e bursave, kemi arritur ta rrisim numrin e përfituesve dhe vlerën e bursës komunale.

Ky është edhe një premtim i dhënë para qytetarëve, i cili tash e tri vite po përmbushet.

Urime për të gjithë studentët përfitues!
BR