Dy produkte të reja i shtohen Qendrës Informuese Turistike - Visit Deçani
Biçikletat të cilat mund të përdoren në katër shtigjet e reja, nga turistët vendor dhe ata ndërkombëtar, ku me harta mund të pajiseni në Qendrën Informuese Turistike - Visit Deçani.
Pajisjet e Via Ferrata, me të cilat tani ky sport lehtësisht mund të realizohet përgjatë Grykës së Deçanit, individualisht apo me guidë.
Këto pajisje janë faktorët kyç të ngritjes së kapaciteve të turizmit në qytetin e Deçanit dhe promovimit të bukurive tona natyrore, të cilat po ashtu janë ndikues në mbrojtjen e ambientit.
Tani sportin e çiklizmit malor dhe sportin e Via Ferrata mund ta realizoni në zemrën e Bjeshkëve të Nemuna, në Deçanin e turizmit malor!
Mos hezitoni të realizoni aventurën tuaj!
Ju mirëpresim në Qendrën Informuese Turistike - Visit Deçan, çdo ditë (e hënë - e diele), nga ora 09:00 - 17:00.
Kontaktoni në numrin e tel: +383 46 117 712
https://kk.rks-gov.net/.../dy-produkte-te-reja-qe-i-jane.../