Edhe Komuna e Deçanit përfituese e një kamioni nga granti i performancës "Për Mjedis të Pastër"

DeçanPostuar: 19:30 / 23.06.2023

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, theksoi se së bashku me zyrtarët komunal të DSHP dhe të NPL "Higjiena", kemi bërë punë të palodhshme dhe kemi dhënë përkushtimin tonë maksimal për një mjedis të pastër.

Si kryetar i komunës zotohem se do të vazhdoj përkrahjen ndaj kompanisë "Higjiena", për rritjen e kapaciteteve më moderne, që të përmbushim infrastrukturën për proceset që tashmë po hymë së bashku! - tha ndër të tjera kryetari Ramosaj.