Është mbajtur mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

DeçanPostuar: 15:28 / 30.11.2023

Për rend dite ishin propozuar këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Propozim - Vendimit për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2024;
3. Shqyrtimi i Draft - Planit për mbrojtjen  e trashëgimisë kulturore në komunë;
4. Shqyrtimi i Draft - Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2023 - 2027;
5. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivi.