Është mbajtur takimi i dytë i KKSB-së në Komunën e Deçanit

DeçanPostuar: 20:11 / 04.08.2023

Të pranishëm ishin koordinatori i KKSB-së, Ismet Kukleci, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të OSCE-së dhe anëtarë të tjerë.

Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

1. Çështja e sigurisë në Komunën e Deçanit;
2. Të ndryshme.

Kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj theksoj edhe njëherë që bashkëpunimi i komunës me Policinë, KFOR-in dhe të gjitha institucionet tjera vazhdon të jetë në nivel.

Sa i përket çështjes së sigurisë në komunën tonë përfaqësuesi i policisë, Alberim Mujaj në raportin e tij tregoj që në komunën tonë gjendja e sigurisë është në nivel.

Drejtori i MSHSHP-së, Izet Zenuni tregoj se shqetësues në komunën tonë mbetet çështja e vegjetacionit e cila e pengon qarkullimin e automjeteve.

Si përfundim nga ky takim doli që siguria në komunën tonë është në nivelin e duhur.