Filloi asfaltimi dhe sistemimi i rrugës në komunitetin ashkali në Baballoq të Deçanit

DeçanPostuar: 15:44 / 20.09.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Filluan sot punimet në asfaltimin dhe sistemimin e rrugës në komunitetin ashkali në Baballoq.

Projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në vlerë prej 220,917 eurove.

Banorët e fshatit Baballoq i urojmë për këtë projekt i cili do ta lehtësojë qarkullimin në këto rrugë.

Vazhdojmë me përkushtim!
BR