Filluan punimet në ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike tek Fshati Turistik - Podi i Gështenjave në Deçan

DeçanPostuar: 15:19 / 04.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Kompleksit më të bukur turistik në Kosovë po i shtohet edhe një atraksion i ri sportiv, pishina gjysmë olimpike.

Sot, filluan punimet në ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike tek fshati turistik - Podi i Gështenjave.

Qyteti i Deçanit, si njëri nga qytetet me infrastrukturën më të mirë sportive, ofron kushte të mjaftueshme për të rinjtë e komunës sonë që të zhvillojnë aktivitete të shumta sportive gjatë tërë vitit, brenda dhe jashtë ambientit.

Këto projekte po përmbushin çdo ditë e më shumë vizionin tim për të ardhmen e Deçanit dhe vizionin e brezave të rinj.