Filluan punimet në sistemin e ujitjes së pronave bujqësore në Isniq dhe Llukë e Epërme

DeçanPostuar: 18:17 / 04.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Kemi filluar sot punimet në projektin për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes së pronave bujqësore për dy vendbanimet, Isniq dhe Llukë e Epërme, në vlerë prej 348.000 euro.

E falënderoj Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, për përkrahjen në realizimin e këtij projekti dhe njëkohësisht falënderoj drejtorin e Bujqësisë z. Rifat Stojkaj dhe atë të Urbanizmit z. Ramë Melaj për punën dhe angazhimin e pandalshëm!