Inaugurohet Qendra Rinore te Kompleksi Turistik “Fitnete Ramosaj” në Deçan

DeçanPostuar: 19:38 / 23.10.2023

“Kjo qendër rinore do të ofrojë hapësira të reja rekreative dhe kulturore për të rinjtë e Komunës së Deçanit dhe nga e gjithë Kosova, ku mund të përdoret gjatë tërë vitit për aktivitete kulturore e sportive, e që për më tepër, mundëson gjithashtu prezencën dhe aktivizimin e të rinjve në ambient natyror.
Në këtë qendër tani e tutje do të funksionon Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Ansambli i Këngëve dhe Valleve, KVRL-ja dhe do të jetë në funksion për të gjitha Organizatat Joqeveritare të rinisë dhe sportit.
Falënderues ndaj Ministrit Çeku për realizimin e këtij projekti dhe për zotimin në mbështetje të ndërtimit të pishinës gjysmë-olimpike dhe sallës së fitnesit.” – ka shkruar kryetari Ramosaj.