Ka filluar largimi i deponive inerte në Komunën e Deçanit
Njoftimi i plotë nga N.P.L Higjiena Deçan:
Ka filluar largimi i deponive inerte në Komunën e Deçanit, deri tani janë larguar disa deponi:
Deponitë në fshatin Hulaj; Deponitë në fshatin Lumbardh, Deponitë në fshatin Isniql, konkretisht ka rruga e Gashit; Deponitë në fshatin Llukë e Ulët; Deponitë në fshatin Voksh; Deponia pas Stacionit të Policisë në Deçan, ky aksion ka me vazhdu në të gjithë territorin e Komunës së Deçanit.
Ju lutem mos hudhni mbeturina në vende të ndaluara sepse po e ndotim mjedisin qe na rrethon!
Bashkë për qytetin ekologjik!
Bashkim Ramosaj shembulli se si krijohet një qytet ekologjik duke dhënë përkrahje maksimale për një qytet të pastër drejt një zhvillim të qëndrueshëm mjedisor!
Investitori: Komuna e Deçanit
Punëkryesi: N.P.L “Higjiena” SH.A.