Kanë filluar punimet në asfaltimin e segmentit të rrugës nga rrethrrotullimi në Isniq deri tek stadiumi i qytetit të Deçanit

DeçanPostuar: 00:15 / 15.07.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Filluan punimet në asfaltimin e segmentit të rrugës nga rrethrrotullimi në Isniq deri tek stadiumi i qytetit, në kuadër të investimeve kapitale të mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve në Komunën e Deçanit.

Rrugë kjo e rëndësishme në lehtësimin e qarkullimit të automjeteve dhe qytetarëve, e sidomos të sportistëve që zhvillojnë aktivitetet në stadiumin e qytetit të Deçanit.

Urime për të gjithë qytetarët!
BR