KFOR-i Italian dhuron donacion për SHFMU “Dëshmorët e Baballoqit” në Baballoq
Në Ceremoni kanë marrur pjesë Komandanti i Komandës Regjionale - Perëndim Kolonel Gabriel VACCA, Shefi i CIMIC-ut në Komandën Regjionale - Perëndim 1° LGT Saverio RUGGIERO si dhe oficer tjerë të KFOR-it si mik Prishtinë, Pejë në Kosovë, Drejtori i DKA-së z. Besnik Hulaj, drejtori I shkollës z. Agron Selmonaj, mësimdhënës, nxënës dhe prindër.
Drejtori Hulaj me ketë rast falënderoi Komandantin VACCA për prezencën dhe KFOR-in si mik nga Prishtina, Peja për këtë donacion dhe për ndihmën që ka ofruar për qytetarët e Kosovë me theks të veçantë qytetarët deçanas, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në fusha tjera pa i harruar shkollat.
Drejtori Hulaj në emër të Kryetarit Ramosaj, vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka pasur KFOR-i si mik Prishtinë, Pejë me Komunën e Deçanit edhe në të kaluarën dhe u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit të projekteve të dobishme që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.
Në emër të Shkollës Drejtori Agron Selmonaj, falënderoi shumë Komandantin për bashkëpunimin e sinqertë që treguan në realizimin e këtij donacioni.
Të gjitha pajisjet do të jenë ndihmë e madhe në zhvillimin e procesit mësimor në mënyrë bashkëkohore.
Në kuadër të këtij projekti janë dhënë pajisje për Kabinetin e Gjeografisë si: Llaptop i serisë së fundit, printer dhe projektor.