Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Deçanit mbajti mbledhjen e radhës
Mbledhja u kryesua nga kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti, drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Agnesa Vokshi, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj dhe zyrtarë të tjerë.
Në mbledhjen e sotme u diskutua për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Kornizë Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026;
3. Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit Rinorë;
4. Shqyrtimi i Planit tre vjeçar për strehim social në komunë;
5. Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm për vitin 2022 dhe Plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit;
6. Shqyrtimi i Draft-Rregullores për përzgjedhjen e mësimdhënësit të dalluar;
7. Shqyrtimi i kërkesave;
8. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më datë: 30.06.2023.