Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Deçanit mbajti mbledhjen e rregullt

DeçanPostuar: 15:04 / 27.10.2023

Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë.

Në këtë mbledhje u diskutuan për këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Planit të Integritetit;
3. Shqyrtimi i Planit për Barazi Gjinore;
4. Shqyrtimi i Draft-Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023-2028;
5. Shqyrtimi i Raportit nëntë mujore financiar;
6. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me 31.10.2023.