Komuna e Deçanit ndan mirënjohje për nxënësit fitues të garave sportive, kulturore dhe të diturisë

DeçanPostuar: 15:07 / 12.10.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Në mesin e atyre që na bëjnë krenarë çdo ditë me arritjet e tyre.

Me shumë kënaqësi së bashku me drejtorin e Arsimit z. Besnik Hulaj, kemi ndarë mirënjohje për nxënësit fitues të garave sportive, kulturore dhe të diturisë, të mbajtura gjatë vitit shkollor.

Ndihemi krenarë të shohim çdo ditë arritjet e nxënësve dhe gjeneratave të reja në fusha të ndryshme dhe shprehim mirënjohje për angazhimin dhe përkushtimin e mësimdhënësve dhe prindërve në plotësimin e dijes së tyre.

Sukseset e tyre, krenaria jonë më e madhe!
BR