Kryetari Ramosaj: Edhe një produkt tjetër në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Komunën e Deçanit

DeçanPostuar: 12:28 / 08.09.2023

Këto automjete do të shfrytëzohen për aktivitetet turistike dhe transportin e turistëve nga Qendra e Vizitorëve deri tek Via Dinarica.

Me anë të këtyre automjeteve do të bëhet rikuperimi dhe mirëmbajtja e shtegut në pjesën kosovare të Via Dinarica, në mënyrë që ky shteg të jetë i aksesueshëm nga turistët në atë zonë.

Këto produkte rritin kapacitetin e shërbimeve turistike të Deçanit, duke ndikuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë.- ka theksuar kryetari Ramosaj.