Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

DeçanPostuar: 15:02 / 09.11.2023

Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Patëm kënaqësinë të presim në takim Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë, ku biseduam rreth projekteve të përbashkëta aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit për realizmin e projekteve të mëtutjeshme.

Vizituam fshatin Baballoq ku po zhvillohen punimet për asfaltimin e rrugës "Arben Qerimaj" në komunitetin ashkali, projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, në kuadër të programit për mbështetje për projektet infrastrukturore për komunitete.

Shpreh falënderim të veçantë ndaj Ministrit Krasniqi për mbështetjen e dhënë Komunës së Deçanit!

BR