Kryetari Ramosaj ka pritur në takim Shefin e Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen
DeçanPostuar: 19:30 / 14.11.2023
Kryetari Ramosaj, ka njoftuar se në takim kanë prezantuar projektet aktuale që po zhvillohen në Deçan dhe kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit për realizimin e projekteve të reja në të mirë të qytetarëve të komunës.
“Vizituam punimet në Shtëpinë Bjeshkatare Alpine “Shkëlzen Haradinaj”, Kompleksin Turistik “Fitnete Ramosaj”, dhe po ashtu vizituam shtegun alpinist Via Ferrata dhe Resortin në fshatin Belle të cilat janë projekte të themeluara nga programi IPA CBC të mbështetura nga BE-ja.
Mirënjohës për vizitën dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian i ka ofruar Komunës së Deçanit ndër vite!” – ka shkruar kryetari Ramosaj.