Kryetari Ramosaj ka qëndruar në vizitë zyrtare në Kroaci

DeçanPostuar: 17:24 / 18.07.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Gjatë vizitës time në Kroaci, i shoqëruar nga këshilltari im Sutki Hulaj, u pritëm nga kryetari i komunës së Gornja Stubica, z. Jasmin Krizmaniç, ku patëm rastin të bisedojmë për shumë tema me interes për të dy qytetet tona.

Po ashtu, vizituam kompaninë e njohur Hidraulika, në Gornja Stubica, me ç’rast drejtori, z. Vinko Matusha, na njoftoj nga afër me veprimtarinë e kësaj kompanie me renome botërore, ndërsa pronari i kompanisë, z. Stjepan Kurelja u zotua që së shpejti të viziton Deçanin dhe të njihet nga afër me mundësitë e një bashkëpunimi të ndërsjellë.

Gjatë këtyre ditëve në Gornja Stubica është mbajtur Festivali Ndërkombëtar i Folklorit, ku mori pjesë edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Deçani”, që me paraqitjen e tyre shfaqen traditën dhe kulturën e Dukagjinit.

Jam shumë mirënjohës ndaj kryetarit Krizmaniç dhe gjithë ata që me pritjen e tyre na bënë të ndihemi si në shtëpinë tonë gjatë këto ditëve!

BR