Kryetari Ramosaj mban takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit
Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Sot, së bashku me Drejtorinë e Arsimit, mbajtëm një takim pune me drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit.
Ju urova fillim të mbarë të procesit mësimor për vitin e ri shkollor dhe kërkova përkushtim maksimal në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që u takojnë.
Jemi shumë të interesuar dhe të përkushtuar për rritjen e cilësisë në sistemin tonë arsimor në të gjitha nivelet. Diskutuam për rolin e prindërve dhe të komunitetit në këtë proces si dhe mbarëvajtjes së sigurisë në shkolla dhe zbatimit të planprogrameve brenda dhe jashtë shkollore.
Gjithashtu, prezantuam ecurinë e projekteteve të komunës në vazhdim dhe atyre të planifikuara gjatë këtij viti në fushën e arsimit.
Shpreha gatishmërinë e komunës dhe të DKA-së, për t'u dalë në ndihmë institucioneve tona shkollore në të gjitha aspektet dhe të mbesim të përkushtuar që të rrisim edhe më tej bashkëpunimin e ndërsjellë.
Nuk do të ndalemi asnjëherë në përmirësimin e kushteve të procesit edukativo-arsimor!