Kryetari Ramosaj mban takim për finalizimin e agjendës së aktiviteteve me rastin e 24 Marsit

DeçanPostuar: 15:05 / 20.03.2024

Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

“Mbajtëm takimin e radhës me Këshillin Organizativ, së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të finalizuar agjendën e aktiviteteve në nderim e përkujtim të 24 Marsit të vitit 1998, të lavdisë e krenarisë kombëtare.
Në përkujtim të luftëtarëve të rënë për liri dhe në përkujtim të 26 vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit", betejës që bëri kthesën e historisë sonë nga familja Haradinaj.
Dhe njëkohësisht 24 Marsit të vitit 1999 të ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë.
BR”