Kryetari Ramosaj mban takimin e dytë publik me qytetarët e Komunës së Deçanit

DeçanPostuar: 15:43 / 21.12.2023

“Sot, në praninë e një numri të madh të qytetarëve, të shoqërisë civile, të kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe të lagjeve urbane, si dhe të palëve të tjera të interesuara, prezantova projektet e realizuara gjatë vitit 2023, aktivitetet, arritjet e vështirësitë me të cilat jemi përballur si komunë, diskutuam për çështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale, pranuam sugjerime dhe propozime lidhur me çështjet me interes të përgjithshëm.
Të gjitha pyetjet dhe komentet e pjesëmarrësve, morën përgjigje konkrete. I garantova ata se komuna dhe ekzekutivi do të jenë afër tyre deri në realizimin e të gjitha projekteve.
Ftoj gjithë qytetarët që edhe vitin e ardhshëm të vazhdojmë të jemi bashkëpunues në mënyrë që të realizojmë qëllimet tona në zhvillimin e qytetit sepse pa koordinimin dhe angazhimin e plotë të qytetarëve nuk mund të kemi suksese.
BR” – ka shkruar kryetari Ramosaj lidhur me këtë takim.