Kryetari Ramosaj morri pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Kadri Zeka” në Dubovik
DeçanPostuar: 20:16 / 30.08.2023
Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, morëm pjesë në fillimin e punimeve në rrugën “Kadri Zeka” në Dubovik, investim ky nga Ministria në bashkëpunim me Komunën e Deçanit.
Kjo rrugë e rëndësisë së veçantë, do të marr tani një pamje tjetër dhe do të jetë lehtësim për banorët e këtij fshati.
I jam mirënjohës përzemërsisht zv. Ministrit Durmishi për gatishmërinë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Komunës së Deçanit!