Kryetari Ramosaj morri pjesë në Konferencën e Biznesit Shqiptar që u mbajt në Athinë
DeçanPostuar: 15:32 / 03.11.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Nën kujdesin e Ambasadores Shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga Gila, u organizua Konferenca e Biznesit Shqiptar në Athinë të Greqisë, ku përfaqësues të bizneseve, të rinj dhe profesionistë të fushave të ndryshme, treguan histori suksesi.
Së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, prezentuam vlerat e të dy qyteteve tona, resurset turistike të Deçanit dhe Lezhës, mundësitë e zhvillimit dhe investimit.
Kënaqësi të isha pjesë e këtij takimi të ngrohtë ndër shqiptarë, që kishte si qëllim rrjetëzimin e biznesmenëve, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave pozitive si dhe inkurajimin e investimeve të reja në atdhe.
BR