Kryetari Ramosaj nënshkruan marrëveshje me Kryeshefin Ekzekutiv të KRU “Hidrodrini”, Dri Cena

DeçanPostuar: 17:31 / 25.09.2023

Postimi i plotë i kryetarit Ramosaj:

Pritëm në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, z. Dri Cena, ku nënshkruam marrëveshje që një pjesë e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit të kalojnë nën menaxhimin e KRU “Hidrodrini” Sh.A, Pejë.

Po ashtu, u dakorduam që Komuna e Deçanit t’i ofroj kompanisë mbështetje në terren, në hulumtimin dhe sanksionimin e keqpërdoruesve të ujit të pijshëm, të cilët në masë të madhe po e pengojnë furnizimin e rregullt me ujë.