Kryetari Ramosaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me Fondin për Zhvillim Komunitar - CDF
Projekti Rilindja Kulturore nga Liqeni i Shkodrës në Kosovë "TIME TRAVEL" nën prioritetin tematik numër 3 të programit “Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore”, do të fokusohet në zhvillimin e turizmit përmes promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e vëllimit, cilësinë dhe dukshmërinë e turizmit lidhur me vlerësimin e trashëgimisë dhe vlerave kulturore dhe natyrore.
Jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen ndaj projekteve që ndikojnë në zhvillimin e turizmit, si natyror ashtu edhe atij kulturor!
Falënderues ndaj drejtoreshës, znj. Nermin Mahmuti dhe përfaqësuesit nga organizata CDF për bashkëpunimin dhe drejtorit për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj për punën! – thuhet në njoftimin e Komunës së Deçanit.