Kryetari Ramosaj nënshkruan Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi

DeçanPostuar: 00:18 / 30.06.2023

Projekt ky në vlerë prej 223,000 eurove, për asfaltimin dhe sistemimin e rrugës "Arben Qerimaj" në komunitetin ashkali në Baballoq dhe rrugës "Veteranët e UÇK-së" në komunitetin boshnjak në Prapaqan.

Nga kjo komunë bëjnë të ditur se së shpejti do nënshkruajnë marrëveshje edhe për ndërtimin e urës në fshatin Vranoc dhe urave në drejtim të bjeshkës së Roshkodolit.