Kryetari Ramosaj nënshkruan marrëveshje për Mirëmbajtjen Higjienike të Institucioneve Publike të Komunës së Deçanit
Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Sot, së bashku me Ndërmarrjen Publike Lokale "Higjiena" SH.A., përfaqësuar nga kryeshefi ekzekutiv Kushtrim Loshaj, krahas marrëveshjeve tjera për ofrimin e shërbimeve komunale në komunën tonë, nënshkruam edhe një marrëveshje për Mirëmbajtjen Higjienike të Institucioneve Publike të Komunës së Deçanit, respektivisht objekteve si: Objektin e Komunës, Objekti i Shërbimit Social, Pallati i Kulturës, Zyra e Gjendjes Civile në Strellc dhe Lloqan, Qendra Informuese Turistike, Objekti i Zjarrfikësve, Shtëpia Rezidente, Muzeu Etnologjik dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Strellc.
Kjo marrëveshje siguron një menaxhim dhe mirëmbajtje të qëndrueshme të këtyre institucioneve dhe ndihem i lumtur që këto shërbime të Komunës së Deçanit do të menaxhohen dhe ofrohen nga NPL "Higjiena", të cilët angazhohen çdo ditë në mirëmbajtjen e hapësirave publike në Deçan, duke na bërë krenar me sukseset e vazhdueshme dhe përkushtimin e madh për të mbajtur Deçanin e pastër dhe ekologjik.