Kryetari Ramosaj nënshkruan marrëveshje të re me NPL “Higjiena” sh.a
DeçanPostuar: 14:52 / 01.11.2023
“Kjo marrëveshje siguron një menaxhim dhe mirëmbajtje të qëndrueshme të shërbimeve të ndryshme publike.
Ndihem i lumtur që këto shërbime të Komunës së Deçanit do të menaxhohen dhe ofrohen nga NPL "Higjiena", të cilët angazhohen çdo ditë në mirëmbajtjen e hapësirave publike në Deçan, duke na bërë krenarë me sukseset e vazhdueshme dhe përkushtimin e madh për të mbajtur Deçanin e pastër dhe ekologjik.” – ka shkruar kryetari Ramosaj.