Kryetari Ramosaj priti në takim Gjeneralin e Karabinierëve, Ruggiero Capodivento
DeçanPostuar: 15:42 / 03.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Prita në takim Gjeneralin e Karabinierëve Ruggiero Capodivento, të cilin e njoftova nga afër për zhvillimet aktuale në Deçan dhe gjendjen e sigurisë në komunë.
U dakorduam që të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet Komunës dhe KFOR-it Italian, në mënyrë që të ketë mirëkuptim e tolerancë si dhe të ofrohet paqe e siguri për të gjithë qytetarët e Deçanit.
Falënderoj Gjeneralin Ruggiero Capodivento, për vizitën dhe jam mirënjohës ndaj KFOR-it, Karabinierëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në ruajtjen e paqes!