Kryetari Ramosaj priti në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Kosovë
Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Pata kënaqësinë të pres në takim përfaqësuesit e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT) të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Mali i Zi – Kosovë, z. Gazmir Raci dhe znj. Sanja Todorovic, të cilët prezantuan në mënyrë të detajuar programin IPA III, i cili do të lansohet së shpejti.
Po ashtu diskutuam për rezultatet e arritura në IPA II, ku Komuna e Deçanit ka qenë një ndër komunat përfituese të programit dhe falë bashkëpunimit të mirë Deçani është një ndër komunat që mund të jenë përfitues i projekteve të reja.
Theksova gatishmërinë time dhe të Komunës së Deçanit për bashkëpunim, në mënyrë që të realizojmë projekteve të dobishme për qytetin dhe qytetarët tonë.
Falënderoj përfaqësuesit e programit për gatishmërinë dhe bashkëpunimin!
BR