Kryetari Ramosaj priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.
DeçanPostuar: 18:22 / 11.10.2023
Njoftimi i plotë i kryetarit Ramosaj:
Sot prita në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në Republikën e Kosovës, Bernard Çobaj.
Gjatë takimit diskutuam për projekte të rëndësishme zhvillimore të Komunës së Deçanit dhe perspektivën e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë.
Për Kosovën dhe Malin e Zi, si vende mike, ekzistojnë shumë mundësi bashkëpunimi ndërshtetëror në sektorë të ndryshëm, e veçanërisht në turizëm.
Falënderoj z. Çobaj për vizitën!
BR