Kryetari Ramosaj priti në takim zv.Ministrin e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku
DeçanPostuar: 18:45 / 29.08.2023
Kryetari Ramosaj është shprehur se është njoftuar nga zv.ministri Tafarshiku për thirrjen e hapur nga Ministria për investimet kapitale dhe biseduam rreth mundësive të bashkëpunimit për projektet që financon kjo Ministri.
Po ashtu, kanë vizituar punimet te objekti i Trashëgimisë Kulturore, projekt ky në bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, që tani është në fazën përfundimtare.