Kryetari Ramosaj takoi 34 fermerët përfitues të subvencioneve nga Komuna e Deçanit

DeçanPostuar: 15:01 / 30.11.2023

“Me realizimin e këtij kontingjenti, Komuna e Deçanit ka ndarë gjithsej 100 krerë lopë qumështore për blegtorët tanë deçanas.
Përgëzoj Drejtorin Rifat Stojkaj dhe gjithë stafin e Drejtorisë për Bujqësi, për punën e madhe që po bëjnë dhe jam mirënjohës pafund ndaj përfaqësuesit e OZHR “Mëshqerra” për bashkëpunimin dhe ndihmesën në realizimin e këtij projekti!
Ne do të vazhdojmë edhe me kontingjentë të tjerë në ndihmë dhe përkrahje të fermerëve tanë sepse e meritojnë!
BR” – thuhet në njoftimin e kryetarit Ramosaj.