Mbahet debati publik me Kryesuesit e Këshillave Lokale të Fshatrave për Projekt-Buxhetin 2024/26 në Komunën e Deçanit
DeçanPostuar: 16:18 / 21.08.2023
Debati u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, i pranishme në këtë debat ishte, Kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj, përfaqësues të Këshillave Lokale, zyrtarë komunal e qytetarë tjerë.
Drejtoresha Cacaj para pjesëmarrësve tregoj që buxheti i paraparë është 13.508.081 euro.
Nga të pranishmit pati diskutime të shumta si dhe ata shfaqën kërkesat e tyre, ku ndër kërkesat më të shpeshta ishte rregullimi i kanaleve të ujitjes, disa rrugë e rrugica që kanë mbetur pa asfaltuar, në disa fshatra kishte kërkesa për ndriçim e të ngjashme.
Për të gjitha këto kërkesa, Kryetari Ramosaj dha sqarimet e duhura.
Në këtë mbledhje pati një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.