Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Deçanit
Të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti ,përfaqësuse nga Barazia gjinore, Ajne Iberhysaj, drejtori i Arsimit, Besnik Hulaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Dafina Cacaj, drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport, Leonora Ukëhajdaraj, dhe zyrtarë të tjerë.
Në mbledhjen e sotme u diskutua për këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i projekt Buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për dy vitet e ardhshme;
3. Shqyrtimi i draft-Planit Lokal të Veprimit Rinorë;
4. Shqyrtimi i draft-Planit komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Deçanit 2023-2025;
5. Shqyrtimi i draft-Planit për barazi gjinore;
6. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollore 2023-2024;
7. Rishqyrtim i rregullores për taksat komunale të dt. 31.07.2023 me rekomandim të Ministrive;
8. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Buxhet dhe Financa për rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë e investimeve kapitale;
9. Shqyrtimi i kërkesave;
10. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për mbledhjen e Kuvendit e cila do të mbahet më datë: 28.09.2023.
Kryesuesi Sutaj i falënderoj të pranishmit dhe e shpall mbledhjen e mbyllur.
https://kk.rks-gov.net/.../u-mbajt-mbledhja-e-vlll-te-e.../