Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

DeçanPostuar: 20:38 / 28.09.2023

Për rend dite ishin propozuar këto pika:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-Buxhetit për vitin 2024 dhe parashikimet për dy vitet e ardhshme;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft- Planit Lokal të Veprimit Rinorë;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i Draft-Planit komunal për ri integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Kominën e Deçanit 2023-2025;
5. Shqyrtimi i Draft-Planit për Barazi Gjinore;
6. Njoftim i Drejtorisë për Arsim për përgatitjen e vitit shkollore 2023/2024;
7. Rishqyrtim i rregullores për taksat komunale të dt. 31.07.2023 me rekomandim të Ministrive;
8. Marrja e vendimit për rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë e investimeve kapitale;
9. Të ndryshme.

U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit ditës.

Të gjitha pikat kaluan, përveç pikës 4-rë që është larguar nga rendi i ditës.

Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivin.

Sot në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit, u miratua buxheti për vitin 2024, i cili në total (për të gjitha kategoritë buxhetore) është: 13,124,814.00€.

Me 14 vota për, 11 kundër dhe 0 abstenim, këshilltarët e Kuvendit miratuan buxhetin për vitin 2024.