Mbahet Seanca Solemne e Kuvendit Komunal të Deçanit për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Kryetari Ramosaj, ndër të tjera ka shkruar:
“Sot, kujtojmë me respektin më të madh ata të cilët janë meritorët e ditëve të lira që ne i gëzojmë sot, kujtojmë sakrificën e Ushtrisë tonë e luftën e paepur për lirinë e vendit.
Në festa si kjo është e natyrshme të japim mesazhe e porosi, të cilat të shtyjnë përpara individualisht e kombëtarisht, në këtë pikë prapë duhet t’i kthehemi kujtesës, ta ruajmë amanetin e patretshëm për të ruajtur kombin e për të krijuar mirëqenie për Atdheun tonë!
Po ashtu, Kryesuesi i Kuvendit z. Hajdar Sutaj, përshëndeti familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë.
Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!
Lavdi luftës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
E gëzofsh përjetë këtë ditë të madhe, Kosovë!
BR”