Mbahet Seanca Solemne për nder të 16 Qershorit - Ditës së Çlirimit të Deçanit

DeçanPostuar: 16:44 / 16.06.2023

Postimi i plotë nga komuna e Deçanit:

Sot, kujtojmë me respektin më të madh ata të cilët janë meritorët e ditëve të lira që ne i gëzojmë sot, kujtojmë sakrificën e Ushtrisë tonë e luftën e paepur për lirinë e vendit.

Në festa si kjo është e natyrshme të japim mesazhe e porosi, të cilat të shtyjnë përpara individualisht e kombëtarisht, në këtë pikë prapë duhet t’i kthehemi kujtesës, ta ruajmë amanetin e patretshëm për të ruajtur kombin e për të krijuar mirëqenie për Atdheun tonë!

Sot është koha të jemi konkurrues me tjera shtete e kombe, sot nuk është koha të martirizohemi.

Është koha të ecim përpara duke nderuar e bashkëpunuar me aleatët e miqtë e Kosovës, që i patëm në krahë në ditët më të vështira.

Po ashtu, Kryesuesi i Kuvendit, Hajdar Sutaj, përshëndeti familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë.

Me këtë rast, për të shprehur mirënjohjen ndaj familjes Kulheku, për përkushtimin dhe përkujdesjen ndaj invalidëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit 1997 e deri në përfundim të luftës, ndamë sot mirënjohjen e qytetit për znj. Donika Kulheku apo siç u quajt nga ushtarët “Nëna e UÇK-së”.

Lavdi Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit!
Lavdi luftës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!